
Policia e Tiranës ka njoftuar nisjen e procedimit penal për 27 persona të dyshuar si të përfshirë në veprime që cënojnë rendin dhe sigurinë publike gjatë protestës së djeshme të mbajtur.
Shumica e të proceduarve janë të rinj të cilët sipas policisë kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe kanë prishur qetësinë publike duke i orientuar protestuesit që të lëvizin në rrugë të ndryshme të kryeqytetit duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e lëvizjes së njoftuar zyrtarisht.
Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet, ndërsa u bëhet thirrje protestuesve që të respektojnë orarin dhe perimetrin e lëvizjes gjatë protestës.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 18.06.2026, në Tiranë, janë identifikuar dhe proceduar penalisht 27 shtetas, të dyshuar të përfshirë gjatë tubimit, në veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.
Konkretisht, janë proceduar shtetasit:
G. S., 44 vjeç; E. M., 23 vjeç; A. H., 51 vjeç; K. Gj., 18 vjeç; R. M., 21 vjeç; M. D., 22 vjeç; A. Gj., 19 vjeç; E. Y., 21 vjeç; J. B., 26 vjeç; A. G., 26 vjeç; A. M., 38 vjeç; Th. D., 19 vjeç; K. D., 21 vjeç; E. M., 30 vjeç; A. M., 19 vjeç; I. H., 50 vjeç; B. H., 34 vjeç; Sh. B., 33 vjeç; V. D., 30 vjeç; R. S., 21 vjeç; E. Q., 21 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 35 vjeç; I. Rr., 29 vjeç; D. K., 31 vjeçe; E. K., 31 vjeçe dhe E. K., 32 vjeç.
Këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht.
Gjithashtu, është sekuestruar dhe 1 automjet.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë, përgjegjës për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit dhe pjesëmarrësit në të, që të respektojnë orarin dhe itinerarin e njoftuar për zhvillimin e tubimit, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, jashtë perimetrit të tubimit. Versus.al


