AKTUALITET /

Aksident tragjik në Lushnjë, 35 vjeçari aksidentohet me motor dhe humb jetën

I riu humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga.

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Lushnjë, 35 vjeçari aksidentohet me motor
Foto ilustruese

Fier- Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në autostradën që lidh qytetin me Lushnjën pranë vendit të quajtur Vajkan.

I riu po udhëtonte me motor kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas aksidentit në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të tragjedisë. Versus.al

Poll