AKTUALITET /

Makina të djegura, kërcënime dhe zhvatje: Historia e errët e mafies shqiptar në Viterbo! Ju shtyhet gjyqi

Në qendër të procesit janë 11 të pandehur, përfshirë Giuseppe Trovato – i dyshuar si kreu i grupit – dhe disa shtetas shqiptarë, si Spartak Patozi, Ergen Petshtanaku, Sabri Patozi, Eduart Voka dhe Emanuela Hima.

Shkruar nga Versus

Makina të djegura, kërcënime dhe zhvatje: Historia e errët e

Seanca paraprake për protagonistët e fazës së dytë të hetimeve ndaj të ashtuquajturës “mafia Viterbese” është shtyrë për në korrik, për shkak të një pengese ligjore të gjyqtarit Claudio Carini.

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria Antimafia e Romës dhe zëvendësprokurori Giovanni Musarò, ka zbuluar një organizatë të strukturuar kriminale me rrënjë të thella në Viterbo dhe lidhje me persona të njohur për drejtësinë italiane. Në qendër të procesit janë 11 të pandehur, përfshirë Giuseppe Trovato – i dyshuar si kreu i grupit – dhe disa shtetas shqiptarë, si Spartak Patozi, Ergen Petshtanaku, Sabri Patozi, Eduart Voka dhe Emanuela Hima.

Mes akuzave ndaj tyre janë zhvatje, zjarrvënie, dhunë, kërcënime dhe krijimi i shoqërive fiktive për të menaxhuar aktivitetet e paligjshme, përfshirë jetën e natës dhe tregtinë e makinave.

Sipas hetuesve, organizata ka ushtruar presion mbi biznese lokale dhe ka përdorur dhunë të organizuar për të ruajtur kontrollin në territor. Rasti i një pronari restoranti në Toskana, i cili raportoi zjarrvënie ndaj makinës së tij pas një tentative zhvatjeje, shërbeu si pikënisje për fazën e re të hetimeve.

Bashkia e Viterbos është përfshirë si palë civile në proces, duke konfirmuar angazhimin për të luftuar krimin e organizuar.

Në fazën e parë të procesit, disa nga figurat kyçe u dënuan me vendime të formës së prerë, përfshirë Giuseppe Trovato (12 vjet e 9 muaj) dhe Ismail Rebeshi (10 vjet e 11 muaj).

Të gjithë të pandehurit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë, sipas nenit 27 të Kushtetutës italiane. /Versus.al/

Poll