AKTUALITET /

Mandati i prokurorëve të SPAK, Braho: Do ngadalësohen hetimet, prokurorët e rinj e kanë të vështirë përballjen me grupet kriminale

Shkruar nga Versus

Mandati i prokurorëve të SPAK, Braho: Do ngadalësohen hetimet,

Ndërsa deklaroi se volumi i hetimeve të SPAK është rritur, Klodian Braho u pyet në KLP edhe lidhur me ndikimin që mund të ketë mungesa e zgjatjes së mandatit të prokurorëve të posaçëm në hetime.

Duke nënvizuar se nuk dëshironte të ishte pesimist, Braho tha se prokurorët e rinj do e kishin të vështirë përballjen me një organizatë kriminale pa patur dijeni mbi procesin e mëparshëm hetimor. Më tej shtoi se kjo gjë mund të sjellë ulje të ritmit të hetimeve.

“Sesi do ndikojë ndryshimi i prokurorëve, nuk duam të jemi pesimistë, por realist. Është shumë e ndryshme mënyra sesi e heton dhe e përfaqëson në gjykim një prokuror që ka eksperiencë të gjatë kohore, mund të ketë një hetim 3 vjeçar, me një prokuror që vjen në ditë të parë dhe përballet me një organizatë kriminale. Duke patur edhe parasysh se nuk e kanë eksperiencën e mëparshme për të hetuar dhe për të marrë pjesë në gjykim. Proceset gjyqësore do të vazhdojnë me të njëjtën shpejtësi. Në hetim patjetër që do ndikojë dhe do e ngadalësojë shpejtësinë e hetimeve, por do jetë e përkohshme patjetër”- deklaroi Braho. Versus.al

Poll