Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho raportoi sot në KLP lidhur me punën e SPAK përgjatë vitit 2025 duke nënvizuar se korrupsioni vijon të mbetet fenomen tejet shqetësues në institucionet e vendit.
Ndërsa sa i takon pastrimit të parave të pista, Braho tha se janë sekuestruar e konfiskuar mbi 45 milionë euro pasuri të cilat rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.
“Korrupsioni në institucione mbetet fenomen shqetësues, përfshirë funksionarë, prokurorë, gjyqtar, punonjës. Rritje prej 18% çështjet për korrupsion dhe 12% të çështjeve të përfunduara. 6 procedime të reja dhe 6 nën hetim zyrtarë në hetim. Rreth 50% e tyre janë dërguar në gjykatë. Rreth 10 të tjerë janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Lufta kundër krimit të organizuar, numër më i ulët se 2024. Numri i çështjeve të përfunduara në rritje. Hetimi financiar- janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Gjatë këtij viti 45.4 mln euro të sekuestruara dhe konfiskuara, përfshirë dhe kriptovalutat me 12.4 mln euro. Vlera e pasurisë të konfiskuara 1.94 mln euro”- u shpreh Braho.
Ndër të tjera shtoi se ka patur një rritje të hetimeve proactive krahasuar me vitin 2024 dhe rritje në raport me hetimet e përfunduara. Sa i takon masës “arrest me burg”, Braho tha se ka një ulje të saj dhe se ajo konsiderohet si masë e fundit.
“SPAK ka vijuar konsolidimin e rolit kushtetutës dhe ligjor si institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të produkteve kriminale. Raporti evidenton se gjatë 2025, SPAK ka vepruar në funksion të rritjes së efikasitetit, përdorimit të teknikave speciale të hetimit, janë përmbushur rekomandimet e kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe progres raportit të BE.
SPAK ka hetuar 870 procedime penale, krahasuar me 2024. Rritja e hetimeve proaktive, në krahasim me 2024, ky raport është dyfishuar nga 19.8% në 37% në 2025. Raporti mes procedimeve penale të reja, është 294 dhe hetimeve të përfunduara në shifrën 2016 ka pësuar rritje prej 7%.
Arresti në burg mjeti i fundit. Masa e sigurisë arrest në burg ka pësuar rënie me rreth 53.4%. Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024)”- shtoi kryeprokurori. Versus.al

