AKTUALITET /

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama publikon pamjet e aksit të ri

Aksi i ri rrugor lehtëson lëvizjen drejt bregdetit, ndërsa krijon kushte më të mira për pushuesit dhe turistët që zgjedhin Darëzezën gjatë sezonit veror.

Shkruar nga Versus

Përfundon rruga e Darëzezës, Rama publikon pamjet e aksit të

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e rikonstruktuar që lidh qytetin me plazhin e Darëzezës, duke theksuar rëndësinë e investimit për banorët dhe turizmin në zonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se aksi i ri rrugor lehtëson lëvizjen drejt bregdetit, ndërsa krijon kushte më të mira për pushuesit dhe turistët që zgjedhin Darëzezën gjatë sezonit veror.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re drejt plazhit të bukur të Darëzezës, ku sezoni veror sjell plot banorë të Fierit po edhe turistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kryeministri.

Rikonstruksioni i rrugës pritet t’i japë një shtysë të mëtejshme zhvillimit të turizmit në zonë, duke përmirësuar aksesin drejt një prej plazheve më të frekuentuara të qarkut të Fierit.Versus.al

Poll