
Tre ish-funksionarë publikë janë vendosur nën masa sigurie me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen se kanë kryer veprime të kundërligjshme duke shfrytëzuar detyrën e tyre.
Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ish-funksionarët G.A, K.H dhe D.A dyshohet se kanë përdorur pozicionet e tyre për të ushtruar presion ndaj një qytetari dhe për të përfituar pasurinë e tij.
Gjykata ka caktuar ndaj tyre masat e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Tre personat dyshohen për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve paraprake, ata dyshohet se kanë shfrytëzuar funksionet që mbanin si Drejtor i AMP-së, Oficer i Policisë Gjyqësore dhe Drejtor i Policisë Bashkiake për të ushtruar presion ndaj një subjekti tregtar.Versus.al

