AKTUALITET /

EMRAT/ Kthyen banesën në “laborator” për falsifikim dokumentesh, arrestohen babë e bir

Në pranga kanë rënë Hashim Markaj, 53 vjeç, Sulejman Markaj, 24 vjeç, babë e bir, si dhe Elidon Vladi, 37 vjeç.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Kthyen banesën në “laborator” për falsifikim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Gjeneralitetet”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për falsifikimin e dokumenteve dhe duke arrestuar tre persona të dyshuar për këtë veprimtari kriminale.

Në pranga kanë rënë Hashim Markaj, 53 vjeç, Sulejman Markaj, 24 vjeç, babë e bir, si dhe Elidon Vladi, 37 vjeç.

Sipas hetimeve, të tre dyshohet se kishin përshtatur banesën e Hashim dhe Sulejman Markajt në fshatin Rrushkull, Durrës, si një “laborator” për falsifikimin e dokumenteve, të cilat më pas shiteshin kundrejt shumave nga 3000 deri në 5000 euro.

Gjatë kontrollit në ambient janë gjetur dhe sekuestruar 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, mes tyre diploma, dokumente shkollore, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente aplikimi për institucione të ndryshme.

Gjithashtu, policia sekuestroi dy vula të dyshuara false, 6 celularë dhe 3 kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për realizimin e dokumenteve të falsifikuara.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë veprimtari kriminale.Versus.al

Poll