AKTUALITET /

Familjarët identifikojnë trupin, detaje tronditëse nga vrasja e Eglant Koçit: Shoku i ngushtë e preu në besë dhe e qëlloi me plumb pas koke

Nga këqyrja paraprake e ekspertëve dyshohet se 34-vjeçari ka një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri

Shkruar nga Versus

Familjarët identifikojnë trupin, detaje tronditëse nga vrasja e

Pas më shumë se dy javësh kërkime, policia ka gjetur trupin e pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit që ishte shpallur i zhdukur prej datës 4 qershor.

Trupi u lokalizua nga dronët e policisë në një zonë të thellë malore në fshatin Cerujë, mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë të vështirë për t’u aksesuar.  Pas marrjes së informacionit, familjarët e viktimës mbërritën në vendngjarje dhe bënë identifikimin e trupit.

Nga këqyrja paraprake e ekspertëve dyshohet se 34-vjeçari ka një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila dyshohet se është shkaktuar nga armë zjarri.

Forcat speciale RENEA u angazhuan për nxjerrjen e trupit nga terreni i vështirë, ndërsa ai është dërguar në morg ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar më tej shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.Versus.al

Poll