AKTUALITET /

VIDEO/ Autobusi me nxënës u përplas me makinën, dalin pamje të reja nga aksidenti një ditë më parë në Elbasan

Si pasojë e goditjes, autobusi ka humbur drejtimin dhe ka devijuar nga rruga, duke u përplasur më pas me një tabelë të vendosur në anë të aksit rrugor, pranë një karburanti

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Autobusi me nxënës u përplas me makinën, dalin pamje

Publikohen pamje të reja nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku një autobus që transportonte nxënës u përplas me një automjet.

Në pamjet e publikuara shihet momenti i përplasjes, ku automjeti dyshohet se ka qenë duke kryer një parakalim dhe është përplasur drejtpërdrejt me autobusin.

Si pasojë e goditjes, autobusi ka humbur drejtimin dhe ka devijuar nga rruga, duke u përplasur më pas me një tabelë të vendosur në anë të aksit rrugor, pranë një karburanti.

Në momentin e aksidentit, autobusi transportonte nxënës. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te siguria në rrugë dhe transporti i nxënësve, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të përplasjes.Versus.al

 

Poll