
Policia e Shtetit ka njoftuar ndryshime në strukturat drejtuese të komisariateve në disa qarqe të vendit, duke emëruar drejtues të rinj në poste kyçe.
Një nga lëvizjet më të rëndësishme është emërimi i Feliks Hodës në krye të Komisariatit të Policisë Vlorë. Hoda mbante më parë detyrën e shefit të Komisariatit nr. 4 në Tiranë.
Ndërkohë, drejtimi i Komisariatit nr. 4 në kryeqytet i është besuar Florent Sulçes, i cili më herët ka ushtruar funksionin e zëvendësshefit në të njëjtën strukturë.
Ndryshimet prekin një sërë komisariatesh në vend, në kuadër të riorganizimit të strukturave drejtuese.
Emërimet e reja janë si më poshtë
Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës
Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
Florent Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Vlorës
Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit
Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës
Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës
Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë

