AKTUALITET /

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt, procesi rikthehet në Apelin e GJKKO-së

Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet sërish në Apelin e Posaçëm me një trupë tjetër gjyqësore, duke rikthyer procesin në fazë rigjykimi.

Shkruar nga Versus

Gjykata e Lartë shfuqizon sekuestron e pasurive të Arben Ahmetajt,

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur të prishë vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetaj dhe ta kthejë çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm.

Vendimi është dhënë sot nga gjyqtari Gent Shala, i cili ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të gjyqtarit Dhimitër Lara, lidhur me sekuestron e tre pasurive të Ahmetajt.

Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet sërish në Apelin e Posaçëm me një trupë tjetër gjyqësore, duke rikthyer procesin në fazë rigjykimi.

Sipas vendimeve dhe njoftimeve të SPAK dhe GJKKO deri në momentin e sekuestrimit (korrik 2023), pasuritë e vendosura nën sekuestrim preventiv ndaj Arben Ahmetajt ishin këto:

Pasuritë e sekuestruara

4 apartamente

disa të lidhura me emrin e tij dhe të familjarëve (përfshirë bashkëjetuesen dhe ish-bashkëshorten, sipas hetimeve)

 1 vilë në Hamallaj e regjistruar në emër të bashkëjetueses

 1 vilë në Palasë gjithashtu në emër të ish-bashkëshortes / personave të lidhur familjarisht

2 llogari bankare me një total rreth 124,300 euro

Totali: 6 pasuri të paluajtshme + 2 llogari bankare.Versus.al

Poll