AKTUALITET /

“Pavarësisht çudive që na kanë ndodhur, ne të dyve na bashkon shija”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi zbardh bisedat në Whatsap me Edi Ramën

Monika Kryemadhi deklaroi se një pjesë e akuzave ndaj saj mbështeten në komunikime telefonike, të cilat sipas saj janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë interpretuar në mënyrë të gabuar.

Shkruar nga Versus

“Pavarësisht çudive që na kanë ndodhur, ne të

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka paraqitur sot në GJKKO biseda të zbardhura nga komunikimet e saj me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me procesin e rilicencimit të AMC-së dhe funksionimin e AKEP-it, në tetor 2014.

Ajo i cilësoi këto komunikime si të përdorura në mënyrë selektive në dosje, duke pretenduar se nuk pasqyrojnë kontekstin e plotë të bisedave.

Monika Kryemadhi deklaroi se një pjesë e akuzave ndaj saj mbështeten në komunikime telefonike, të cilat sipas saj janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë interpretuar në mënyrë të gabuar.

Ajo u ndal veçanërisht te komunikimet me ish-kreun e AKEP-it, Piro Xhixho, duke theksuar se nuk ka pasur biseda me të që lidhen me pretendimet e SPAK për korrupsion apo shpërdorim detyre.

“Pavarësisht çudive që na kanë ndodhur, ne të “Pavarësisht çudive që na kanë ndodhur, ne të   “Pavarësisht çudive që na kanë ndodhur, ne të   “Pavarësisht çudive që na kanë ndodhur, ne të   “Pavarësisht çudive që na kanë ndodhur, ne të   “Pavarësisht çudive që na kanë ndodhur, ne të  

Pjesë nga biseda

Monika: Por Pirro thotë ta mbyll si procedurë unë se s’më vinë më

Ahmetaj i kishte thënë që ti bëjë si treg dhe qeveria bën shitjen

Edi Rama: Do flas me Ahmetajn e të them po u nis në USA sot

Monika Kryemadhi: Prandaj ti kishe mbledh të tre dhe merrje vendimin që të jesh në rregull

E di që s’ke nerva por amc nuk bëhet as me Nakon as me Blacon, duhet vendimi në Mynih ku tu thuhet se kemi nevojë për këtë gjë

Edi Rama: e di e di e kam të qartë

Monika: Se ata i marrin vendimet, Blaco në nëntor ikën për fare dhe vetë sdo me e dit

Se harrova, faleminderit shumë për respektin se gjithë jetën kam qenë o tek autobusi i regjisë o në fund të sallës, mu dukte vetja sot si

Edi Rama: he me he boll tani ej

Plus që sic e di dhe ti pavarësisht cudirave që na kanë ndodh e ia kemi bërë njëri-tjetrit, ne të dyve na bashkon shija, shija dhe shija është çudi më vete

Monika; për zotin u emocionova se s’jena mësu, kena harru po shyqyr ka njerëz që mendojnë mirë për ne

Monika: Se ata i marrin vendimet

Ilir e ka zgjedh më tha Sajmja, dhe thashë cfarë zgjedh ky mor burrë

Edi Rama: e me sic e ka iliri naiher për të ndihmu e respektu njerëz aman po ktu është hall i madh. Unë asnji, asnji, jo jo policët nuk I kuptoj e s’I gjej dot kush rre e kush t’qa ditën msi t’ka vra natën

Monika: po po

Ja kam marrë vikes me protokoll

Edi Rama: buza e liqenit rruges per pg

Kryemadhi: Baba Taku tani aty do pleqëroka

Kryemadhi: apo është në Pogradec

Edi Rama: projekti, projekti

 

 

Poll