AKTUALITET /

"Mast*rbues publikë që i përmendin dashnorët Parashqevisë", Manjani shpërthen ndaj 'histerisë kolektive'

Shkruar nga Versus

"Mast*rbues publikë që i përmendin dashnorët

Vëmendja e madhe e kushtuar ndaj këngëtares së njohur Parashqevi Simaku për gjetjen e saj teksa qëndronte e pastrehë dhe më pas ndihmën e dhënë drejt saj, ka pushtuar së fundmi diskutimet nëpër studio televizive.

Shumë prej analistëve e kanë konsideruar si të tepruar dhe “histeri kolektive” vëmendjen që po i jepet gjetjes së Parashqevi Simakut dhe strehimit të saj.

Një prej tyre ka qenë edhe ish-ministri Ylli Manjani i cili ka shpërthyer me tone të ashpra duke u shprehur se çdo gjë mund të bëhej në privatësi nga ana e institucioneve për ta ndihmuar ikonën e muzikës.

“Kam dëgjuar edhe ca masturbues publikë që i përmendin dashnorët. Po ik tani çfarë janë këto muhabete, këto pisllëqe?!  Një shoqëri me pak institucione fillon dhe i menaxhon gjërat. Krijon institucione, evente, gjëra dinjitoze si Teatri i Operas. Këto do ishin dinjitoze. Por të bëhen emision pafund është e tmerrshme, unë nuk shoh më televizor, nuk na lë celulari rehat se të nxjerrin kështu”- u shpreh Manjani ndër të tjera. Versus.al

Poll