
Një 43 vjeçar i identifikuar si S.A është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij në fshatin Allgjatë, u gjetën dhe sekuestruan 1 kallashnikov, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Hetimet po zhvilloheshin për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 43 vjeçarit i cili dyshohej se mbante armë pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

