AKTUALITET /

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet në Ulqin 40 vjeçari që ndihmoi autorët

Kolndreu dyshohet se fshehu në shtëpinë e tij makinën e përdorur nga autorit.

Shkruar nga Versus
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet në Ulqin 40
I arrestuari Besnik Kolndreu dhe viktimat, Gentiana e Kreshnik Mujeci

Policia ka arrestuar në Ulqin njërin prej bashkëpunëtorëve të vrasjes së çiftit të bashkëshortëve Kreshnik e Gentiana Mujeci. Në pranga ka rënë Besnik Kolndreu i cili pas arrestimit u deportua në Shqipëri. Kolndreu akuzohet për përkrahje të autorëve pasi dyshohet se fshehu në shtëpinë e tij makinën me të cilën u krye krimi i rëndë. 

Kreshnik e Gentiana Mujeci u vranë në Balldren të Lezhës pasditen e 26 prillit të këtij viti. Ndaj makinës me të cilën ata udhëtonin, u zbrazën mbi 30 plumba duke i lënë të dy të vdekur në vendngjarje.

Deri më tani, dyshimet janë se kemi të bëjmë me një vrasje për hakmarrje. Viktima Kreshnik Mujeci është një emër i njohur për Policinë, pasi rezulton i përfshirë në një ngjarje kriminale në vitin 2016, vrasja e Genc Mëhillajt. Versus.al

Poll