
Ka ndërruar jetë 7-vjeçarja e cila mbeti e plagosur rëndë në aksidentin rrugor të ndodhur disa ditë më parë në unazën e qytetit të Fierit.
E mitura ishte transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda të marra nga përplasja.
Aksidenti ndodhi pasi automjeti me të cilin udhëtonte 7-vjeçarja humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t'i shpëtuar jetën, vajza nuk arriti t'u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe komunitetin në Fier, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Versus.al

