AKTUALITET /

Mbeti i plagosur në operacionin ku u v*a kolegu i tij, si paraqitet gjendja e policit të shtruar tek Trauma

Shkruar nga Versus
Mbeti i plagosur në operacionin ku u v*a kolegu i tij, si paraqitet gjendja
I plagosuri, Edison Adri

Polici i plagosur gjatë operacionit në Maliq, është në gjendje stabël shëndetësore. Spitali i Traumës bën me dije se efektivi Edison Adri vijon të jetë i intubuar, por gjendja e tij po shkon drejt përmirësimit.

Në njoftim bëhet me dije se ekipi mjekësor do të vijojë me ndjekjen dinamike të gjendjes shëndetësore të efektivit.

Ditën e djeshme, u përcoll për në banesën e fundit polici i vrarë, Enea Mekolli i cili u qëllua për vdekje nga ish-ushtaraku i shpallur në kërkim, Violand Braçellari. Ky i fundit fshihej në një stan nga ku hapi zjarr drejt efektivëve të cilët kishin shkuar në operacion për ta kapur. Versus.al

Poll