MAGAZINË /

Dua Lipa dhe partneri i saj më të lumtur se kurrë, pamje nga festimet e dasmës në Siçili

Shkruar nga Versus

Dua Lipa dhe partneri i saj më të lumtur se kurrë, pamje nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po vijojnë festimet e martesës së tyre në Palermo të Siçilisë, ku kanë zgjedhur të zhvillojnë pjesën kryesore të ceremonive pas dasmës civile të mbajtur më 31 maj në Londër.

Pamjet e publikuara në media tregojnë atmosferën festive dhe çiftin që vallëzon nën shoqërinë e tingujve të orkestrës dhe të të ftuarve të tjerë.

Çifti, i cili u bë publik si lidhje në fillim të vitit 2024 dhe u fejua gjatë verës së vitit 2025, ka mbledhur familjarë dhe miq të afërt në një program disa-ditor në disa nga vendet historike të qytetit italian.

Dua Lipa është shfaqur me një fustan të bardhë të personalizuar nga Bottega Veneta, ndërsa Callum Turner me një kostum të lehtë në ngjyrë bezhë. Versus.al

Poll