AKTUALITET /

Me pistoletë “Glock” në banesë, arrestohet nipi i Lefter Kokës (EMRI)

Shkruar nga Versus
Me pistoletë “Glock” në banesë, arrestohet nipi i
Fotomontazh: Lefter Koka dhe pistoleta që iu sekuestrua nipit të tij

Durrës- Policia ka arrestuar 29 vjeçarin Haki Koka, nipin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka i cili aktualisht vuan dënimin për inceneratorin e Elbasanit e Tiranës.

I riu është arrestuar pasi gjatë kontrollit të zhvilluar nga policia, iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë e tipit “Glock” e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Mësohet se Haki Koka është djali i Nard Kokës, vëllait të Lefter Kokës.

Koka nuk dispononte leje për armën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll