Greqi- Pas 23 ditësh në grevë urie, shqiptari Pano Ruçi ka vendosur ta ndërpresë sot revoltën e tij pas autoritetet greke i kanë pranuar kërkesat e bëra, mes të cilave zhvarrosjen e trupit të djalit të tij të ndjerë, Denis Ruçi.
Pas zhvarrosjes, do t’i kryhen ekzaminimet e specializuara për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij. Zhvillimi vjen pas një tensioni të gjatë dhe përpjekjesh të vazhdueshme nga ana e familjes për të zbardhur ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur i riu shqiptar.
“Drita mund ta mposhtë errësirën. Sot është dita e fitores së të mirës mbi të keqen. Një person me të gjithë të drejtën në anën e tij mund të mposhtë mekanizmat më të pamëshirshëm”, tha avokatja e tij, Zoe Konstantopoulou.
Pano Ruçi tha se i përjetoi 23 ditët e grevës së urisë me shumë dhimbje dhe lodhje.
‘’Në të njëjtën kohë, jam i duruar dhe kjo mbështetje nga njerëzit më bën të duroj dhe të shpresoj. Derisa të gjitha kërkesat e mia të marrin përgjigje, unë do të jem këtu”- tha ai.
Djali i ndjerë i Pano Ruçit, Denis Ruçi 22 vjeç, është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë të ndodhur mars të 2023-it. Versus.al







