AKTUALITET /

“Modele që bazohen mbi korrupsion”, eurodeputetja italiane në protestë: Shqipëria s’është park lojërash për pasanikë

Ilaria Salis u kërkoi shqiptarëve që të mos lejojnë që pasuritë e tyre natyrore të kthehen në parqe lojërash për pasanikët.

Shkruar nga Versus

“Modele që bazohen mbi korrupsion”, eurodeputetja italiane

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbajti fjalën e saj gjatë protestës para godinës së qeverisë në Tiranë ku tha se Europa ndodhet këtu dhe jo në Bruksel. Ajo bëri thirrje për mbrojtjen e ishullit të Sazanit dhe lagunës së Nartës duke nënvizuar se këto bukuri natyrore nuk duhet të bëhen park lojërash për pasanikët.

“Europa nuk është në Burksel, Europa është këtu. Është Europa më e mirë kjo, sepse populli me trupin, inteligjencën, nevojat ëndrrat me të drejtën për të vendosur për të ardhmen po ngrihet në këmbë. Sot populli, Shqipëria, bukuria e trashëgimisë natyrore nuk janë plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë, ishulli i Sazanit dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë. Dhe këto nuk duhet të bëhen parku i lojërave për pasanikë. Ky është model që duhet kundërshtuar sepse bazohet mbi korrupsion, privatizime dhe interesat e më të fuqishmëve. Gjëra të tilla ndodhin kudo në Europë dhe në të gjithë botën. Ajo që po bëjmë ne sot, është shumë e rëndësishme, sepse këtu po bëhet historia, po hapet rruga për të gjithë popujt me trimëri. Një shembull që na fton të marrim dorë fatet tona në duart tona dhe mos të lejojmë që oligarkitë të vendosin për ne sepse Shqipëria nuk është në shitje, bota nuk është në shitje. Te drejta e personave, natyrës duhet të vijnë para parasë dhe oligarkive. Rroftë revolucioni i flamengove, rroftë Shqipëria”, tha ajo. Versus.al

 

Poll