
Zjarrfikësit e Himarës dhe policia kanë ndërhyrë për të shpëtuar një çift turistësh të huaj që kishin mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë.
Pas një operacionit u konstatua se njëri prej turistëve kishte thyer këmbën dhe kishte dëmtime që e pamundësonin ecjen. Kështu që u nxor nga kanioni me barrelë dhe po transportohet drejt Spitalit të Himarës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në operacion morën pjesë shërbimet zjarrfikëse të Himarës, Komisariati i Policisë Himarë, shërbimet e Policisë Kufitare të Dhërmiut, si dhe ekipi i Urgjencës së Spitalit të Himarës, të cilët bashkëpunuan për të përfunduar me sukses ndërhyrjen në një zonë me terren të vështirë. Raste të tilla janë përsëritur edhe më parë në Kanionin e Gjipesë, për shkak të relievit të thyer dhe aksesit të kufizuar. Versus.al

