AKTUALITET /

Morën peng dhe dhunuan një person, kush janë shokët e Duçes, vëllait të PD? Njëri u plagos në Bilisht

Shkruar nga Versus
Morën peng dhe dhunuan një person, kush janë shokët e
Alti Nallbati, shoku i tij Marsel Buçi dhe vëllai Bledion Nallbati, deputet i PD

Mbrëmjen e sotme, Alti Nallbani i njohur si “Duçja”, vëllai i deputetit të PD, Bledion Nallbati dhe 2 shokë të tij u arrestuan nga policia nën dyshimin se dy ditë më parë kanë marrë peng dhe dhunuar Ilir Topçiun në fshatin Vishocicë i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Mësohet se njëri prej personave të arrestuar, Trajan Çeliku, rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë, ndërsa më 2 tetor të këtij viti mbeti i plagosur me thikë gjatë një sherri të ndodhur.

Albi Nallbati dhe vëllai i tij deputet, Bledion Nallbati në maj të këtij dhunuan një shofer kamioni në qytetin e Bilishtit. Sipas dëshmive të tyre, kamioni ishte me shpejtësi dhe se për pak mund t’i aksidentonte. Deputeti u shfaq sërish në SPAK të hënën për t’u pyetur mbi këtë çështje që e quajti të orkestruar. Versus.al

Poll