AKTUALITET /

Ndahet nga jeta akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja

Familja njofton ndarjen nga jeta dhe varrimin në rreth të ngushtë familjar, pa ceremoni publike dhe me kërkesë për privatësi.

Shkruar nga Versus

Ndahet nga jeta akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja.

Lajmi është bërë i ditur nga familja, e cila njofton se ndarja nga jeta dhe varrimi janë kryer më datë 23.4.2026, në praninë vetëm të anëtarëve të ngushtë të familjes.

Sipas njoftimit zyrtar, me dëshirë të të ndjerit nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja, ndërsa është vendosur që familjarët të mos marrin pjesë në organizime institucionale.

Familja ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet.

Njoftimi i familjes:

Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!Versus.al

 

Poll