Një sherr brenda zyrave të policisë bashkiake të Tiranës është shënuar ditën e djeshme.
Mësohet se Alfred Xhoxhaj është paraqitur në komisariatin nr.3 të policisë së Tiranës ku ka kallëzuar kolegun e tij, Eugen Saliasi i cili e kishte dhunuar brenda zyrës.
Xhoxhaj ka deklaruar se shkak për sherrin ishte bërë një çështje që lidhej me detyrën. Pas denoncimit, policia arrestoi Saliasin për të cilin më pas nisi procedimi penal për veprën “goditja për shkak të detyrës”.
Materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës. Versus.al

