AKTUALITET /

Në kërkim si pjesë e skemës korruptive të Beqajt, arrestohet në Rinas biznesmeni Gazmend Haxhia

Haxhia akuzohet se bashkëpunoi me Beqajn në prerjen e faturave fiktive, pjesë e skemës korruptive e abuzimit me fondet e BE.

Shkruar nga Versus
Në kërkim si pjesë e skemës korruptive të Beqajt,
Gazmend Haxhia dhe ish-ministri Ilir Beqaj

Gazmend Haxhia, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e skemës korruptive të ngitur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj për abuzimin me fondet e BE-së, është arrestuar mesditën e sotme në Rinas.

Ndaj tij, SPAK GJKKO ka caktuar “arrest shtëpie” nën akuzën e bashkëpunimit me Ilir Beqajn dhe krahun e tij të djathtë, Ermal Kurtulajn për prerjen e faturave fiktive ndaj SASPAC (Agjencisë së Koordinimit të ndihmave të huaja) të drejtuar nga Beqajt gjatë periudhës 2022-2023.

Sipas hetimeve në dosjen e SPAK, EUSAIR, që ishte programi ku koordinator ishte Ermal Kurtulaj ka pranuar një faturë nga shoqëria tregtare “Landways international” për 149 800 euro. Administrator i kësaj kompanie rezulton Gazmend Haxhia. Më tej, duke ndjekur transaksionet e kësaj kompanie, SPAK-ut i ka rezultuar se kjo kompani ka bërë pagesa ndaj restorantit G’Zona nëpërmjet katër faturave në vlerën e 44 mijë eurove.

Ndërsa ish-ministri Ilir Beqaj dyshohet se është pronar i fshehtë i restorant Gzonës në Kalanë e Tiranës.

Gjatë seancës maratonë të zhvilluar të shtunën, Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Ermal Kurtulaj u lanë në burg pavarësisht ofertës së tyre për lënien e një garancie pasurore në këmbim të lirimit nga qelia. Beqaj akuzohet për korrupsion pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit dhe shkeljes së barazisë në tender. Rezulton se Beqaj në mënyrë të jashtëligjshme ka paracaktuar fituesit në të paktën 8 procedura të tenderimit. Gjatë seancës në GJKKO ai mohoi akuzat ndaj tij, ndërsa avokati Ermal Yzeiraj akuzoi SPAK-un se e kishte këtë një çështje personale me Beqajn për të justifikuar dështimet me çështjet e tjera hetimore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: