AKTUALITET /

Një tjetër skandal me emrin e Majlinda Ikonomit! Urdhëronte që biopsitë të vonoheshin mbi 1 muaj! (Dokumentat)

Dokumente të publikuara nga gazetari ditën e sotme tregojnë se më 25 korrik 2019, 10 mjekë dhe specializantë të Shërbimit të Anatomi-Patologjisë i kanë dërguar një ankesë drejtorit të atëhershëm të QSUT-së, Enkel Joti, dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në shkresë, mjekët pretendojnë se biopsitë që mbërrijnë në laborator janë futur me vonesë deri në katër javë në proces, me urdhër të vetë shefes së shërbimit, Majlinda Ikonomi.

Shkruar nga Versus
Një tjetër skandal me emrin e Majlinda Ikonomit! Urdhëronte
Majlinda Ikonomi


Një ditë më parë gazetari Osman Stafa bëri publik rastin e një qytetari, i cili shkruan se i afërmi i tij, pasi kishte kryer një biopsi në Shërbimin e Anatomi-Patologjisë në QSUT, është udhëzuar nga shefja e këtij shërbimit, Majlinda Ikonomi, që ta përsëriste analizën në laboratorin privat “LDM”, që sipas denoncuesit ishte në pronësinë e saj.

Sipas qytetarit, për kryerjen e biopsisë në laboratorin privat janë paguar 250 euro, ndërsa rezultati i dytë i analizës ai i laboratorit privat ishte pa vula, pa emra mjekësh dhe pa datë, duke ngritur dyshime serioze për vlefshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit.

Por ky nuk është i vetmi pretendim ndaj Majlinda Ikonomit. Dokumente të publikuara nga gazetari ditën e sotme tregojnë se më 25 korrik 2019, 10 mjekë dhe specializantë të Shërbimit të Anatomi-Patologjisë i kanë dërguar një ankesë drejtorit të atëhershëm të QSUT-së, Enkel Joti, dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në shkresë, mjekët pretendojnë se biopsitë që mbërrijnë në laborator janë futur me vonesë deri në katër javë në proces, me urdhër të vetë shefes së shërbimit, Majlinda Ikonomi.

Një praktikë e tillë, nëse vërtetohet, përbën rrezik serioz për jetën e pacientëve, veçanërisht për ata që presin përgjigje për diagnoza të rënda, si kanceri.

Gazetari Stafa e quan këtë rast “një nga skandalet më çnjerëzore që mund të ndodhin në një institucion publik shëndetësor”, duke theksuar se 10 firmëtarët e shkresës mbajnë përgjegjësi ligjore për deklarimet e tyre dhe se Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet.

Postimi i Osman Stafës

2019!

10 mjekë e specializantë të Shërbimit të Anatomi Patologjisë në QSUT, (vendi ku bëhen biopsitë) i kanë dërguar një ankesë Drejtorit të QSUT-së së kohës Enkel Jotit dhe Ministrit të Shëndetësisë së kohës Ogerta Manastirliut.

Ndër shumë deklarime, pretendimi se biopsitë që vijnë në laborator futen 4 javë me vonesë në proçes, është dëshmia më e frikshme e pretenduar. Dhe kjo sipas tyre bëhej me urdhër të Shefes së Anatomi Patologjisë, Majlinda Ikonomi.

Nëse ky pretendim është i vërtetë, kemi të bëjmë me veprime ç'njerëzore, jo më krime, pasi vonesa e biopsive 1 muaj se kështu e ka kërkuar titullarja, dhe vonesa e proçesit të punës, prej gati 2 javësh, e çon vonesën e biopsisë në 1 muaj e gjys. A është e vërtetë kjo?

A ka kryer QSUT ndonjë hetim?

Po Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka kryer ndonjë investigim të brendshëm për të kërkuar cila është e vërteta?

Po ish-ministrja Albana Koçiu, kreu ndonjë hetim?

Po mimistrja aktuale, Evis Sala, do kryej ndonjë hetim?

A po gënjejnë 10 mjekët e specializantët e shërbimit, apo po thonë të vërtetën?

Ky pretendim i tyre nëse është i vërtetë, është e frikshme me çfarë janë përballur pacientët që prisnin të kuptonin, kishin kancer apo jo?

Dhe nëse po, kanë humbur kohë të vyet, në betejën e tyre për të mposhtur këtë sëmundje!

10 personat punonjës të atij shërbimi, që kanë firmosur këtë shkresë, mbajnë përgjegjësi për çfarë kanë deklaruar, dhe në një vend normal, ata duhet të thirren nga Prokuroria, për të dhënë dëshmitë e tyre. Këtu nuk kemi të bëjmë më me neglizhencë!

 
Poll