
Krujë- Rruga në vendin e quajtur ‘Kodra e Gjinve’ mes fshatrave Luz dhe Zall është shembur duke shkaktuar panik tek banorët e zonës për sigurinë e tyre.
Traseja e rrugës ka pësuar shembje duke bërë që shumë familje që banojnë në këtë zonë ta kenë të pamundur lëvizjen për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të dherave. Rruga ka nevojë për ndërhyrje urgjente pasi përveç bllokimit të qarkullimit të automjeteve, rrezikohet edhe lëvizja e banorëve, duke shkaktuar izolimin e tyre.
Ky rast u denoncua nga demokrati Aulon Kalaja i cili ishte ndër kandidatët për deputetë më të votuar në listën e hapur të Durrësit. Versus.al

