AKTUALITET /

Përplasja me armë zjarri në 2024-ën në Bushat, SPAK merr të pandehur 3 anëtarët e grupit Bajri

Shkruar nga Versus
Përplasja me armë zjarri në 2024-ën në Bushat, SPAK
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të shoqëruar nga avokati i tyre

Tre anëtarë të grupit ‘’Bajri’’ në Shkodër, janë marrë zyrtarisht të pandehur nga SPAK për përplasjen me armë zjarri të ndodhur në gusht të vitit 2024 në fshatin Bushat.

Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe Franko Leka janë marrë të pandehur së bashku me Aleksandër Prendin, i cili u përplas me armë me ta. Sipas dyshimeve, Sakica, Troshani dhe Leka së bashku me persona të tjerë me makina të blinduara, u nisën drejt Bushatit për të sulmuar familjen Prendi.

Por sapo mbërritën në Bushat, Aleksandër Prendi i pikasi dhe hapi zjarr ndaj makinave të blinduara. SPAK thotë se në vendngjarje pati shkëmbim zjarri mes palëve pasi u sekuestruan gëzhoja të ndryshme, ndërsa ende nuk është zbardhur shkaku i përplasjes së armatosur. Versus.al

Poll