
Vlorë- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Panaja ku një kamion përfundoi në kanal.
Mësohet se shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë, H.C, humbi kontrollin dhe për pasojë u përmbys në anë të rrugës.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. Versus.al

