AKTUALITET /

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Shkruar nga Versus

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe

Bordi i Transparencës u mblodh sot për të ndryshuar sërish çmimin e hidrokarbureve në vend. Kështu, duke nisur nga sot në orën 13:00, një litër naftë do shitet jo më shumë se 198 lekë, duke u ulur kështu me 3 lekë krahasuar me çmimin e mëparshëm.

Ndërsa një litër benzinë do shitet jo më shumë se 185 lekë, duke shënuar sërish ulje me 2 lekë.

''Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora  13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes''- njofton Bordi duke paralajmëruar pikat e karburanteve për ndëshkime në rast abuzimi. Versus.al

Poll