AKTUALITET /

Nga dështimet me Kolumbinë tek ‘dërgesa e artë’, si arriti Ermal Peti të ngrinte ‘perandori’ me call centera e biznese

Shkruar nga Versus

Nga dështimet me Kolumbinë tek ‘dërgesa e artë’,

Pas denoncimeve të vazhdueshme për aktivitetin kriminal të call center-ave që mashtrojnë mijëra qytetarë të huaj, burime jo zyrtare bëjnë me dije për Versus.al se më pak se një javë më parë, policia ka ushtruar kontroll në ambientet në pronësi të dy vëllezërve Ermal dhe Florian Peti të cilët kanë ndikim të fortë në këtë fushë.

Dy vëllezërit u bënë ‘’të paprekshëm’’ falë mënyrës së organizimit të roleve të tyre, Floriani ish-efektiv policie, ndërsa Ermali ‘’truri financiar’’ që më pas investoi fitimet nga call center në pasuri të paluajtshme si rasti i një fshati turistik në Sauk dhe kompani fasadë ndërtimi.

Dështimi në trafikun e drogës dhe ringritja me pikat e basteve e call center-at

Për të arritur në jetesën luksoze të sotme, Peti pati rreziqe të larta në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike ku tentoi të hapte një linjë të qëndrueshme për dërgimin e drogës nga Kolumbia drejt Evropës. Por 4 tentativat e tij dështuan duke e lënë në borxhe të shumta dhe prag falimenti.

Megjithatë, një dërgesë e fundit ndryshoi fatin e tij dhe i siguroi mjetet monetare për të nisur një biznes fillimisht në fushën e lojërave të fatit që kaloi më pas në mashtrimet me call center duke i siguruar Petit të ardhura të majme të cilat i investoi në fusha të ndryshme, ndër to edhe në argëtim duke blerë ‘’Ava Club’’. Sipas burimeve, Peti i cili deri dje ishte një emër i panjohur, rezulton të jetë pronar i plotë i katit të parë të Rainbow Center që njihet si ndërtesa më elitare në zonën e Bllokut.

Një kat më lart është clubi i tij i natës ‘’Ava Club’’ ku dyshohet se janë investuar rreth 5 milionë euro.

Ndërsa në dhjetor të 2024-ës, siç kemi raportuar edhe më herët, vëllezërit Peti investuan paratë e tyre në hapjen e firmës së ndërtimit ‘’Nikea Construction’’ e cila ka marrë edhe një leje për ndërtimin e një fshati turistik me vila e pishina në zonën e Saukut.

Aktiviteti me call center ku mijëra shtetas të huaj janë mashtruar nga rrjeti prej 700 punonjësish i Petit, bëri të mundur që ky i fundit të investonte paratë në biznese të ndryshme dhe vetë të largohej drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku dyshohet se jeton aktualisht. Përveç kontrolleve të bëra më pak se një javë më parë, autoritetet ligjzbatuese nuk kanë marrë veprime të tjera ndaj 2 vëllezërve. Versus.al

Poll