AKTUALITET /

"Njeriu i Shullazit qëndronte në hotelin e agjentit të AMP", gazetarja: "Ramel" ka zënë hapësirën publike

Dje AMP njoftoi se ka pezulluar zinxhirin drejtues dhe po kryen hetime sesi Muçi Shaljani u punësua në muajin shtator.

Shkruar nga Versus
"Njeriu i Shullazit qëndronte në hotelin e agjentit të
Viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri, Muçi Shaljani

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje rreth shënjestrave të atentatit të Rinasit, viktimës Gilmando Danit dhe të plagosurit Muçi Shaljani i cili rezulton edhe agjent i AMP.

Lala tha se Gilmando Dani i cili njihej si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, shoqërohej gjatë gjithë kohës nga Muçi Shaljani dhe qëndronte në hotelin e tij "RAMEL" i cili ka zënë hapësirë publike në Tiranë.

Gazetarja e cilësoi tepër të çuditshëm faktin se për një ish-të dënuar si Gilmando Dani nuk është mbajtur procesverbal.

"Gilmando Dani shoqërohej gjithë kohën me Muçi Shaljanin. E çuditshme se si policia nuk ka asnjë procesverbal për këtë ish të dënuar. Ai rrinte me Muçin dhe qëndronte në hotelin e tij që ka zënë hapësirën publike në Tiranë"-tha Lala.

"Njeriu i Shullazit qëndronte në hotelin e agjentit të
Hoteli nën pronësi të Shaljanit

Muçi Shaljani merrej me marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi një hotel në Tiranë. Versus.al

Poll