AKTUALITET /

Njeriu i Shullazit u ekzekutua dje në ‘Benz’-in e tij “Visi i Garave”: Zot na ruaj, s’mbaj mend ta kem patur këtë makinë

Shkruar nga Versus
Njeriu i Shullazit u ekzekutua dje në ‘Benz’-in e tij
Viktima Gilmando Dani dhe i plagosuri Muçi Shaljani, në mes Elvis Kosova (Visi i Garave)

Elvis Kosova, pronari i një kompanie që merret me shit blerje makinash, ka reaguar në një koment në rrjetet sociale lidhur me pretendimet e publikuara në media se mjeti tip “S Class” me të cilin udhëtonin dje shënjestrat e atentatit, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, është në pronësi të tij.

Në komentin e bërë, Elvis Kosova ka mohuar lajmet duke thënë se nuk mban mend ta ketë patur këtë makinë, por edhe nëse po, është në emrin e kompanisë dhe jo në emrin e tij.

"As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s'di, s'kam fjalë me këto. Zot na ruaj."-shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Njeriu i Shullazit u ekzekutua dje në ‘Benz’-in e tij
Komenti i Elvis Kosovës në rrjetet sociale

Kujtojmë se Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i Garave” është personazh i përmendur më parë në disa ngjarje. Gjatë sezonit veror të këtij viti, në garazhin e tij në zonën e Liqenit të Thatë shpërtheu një sasi tritoli. Ai ishte arrestuar në gusht të 2024-ës për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8” me vlerë 200 mijë euro të cilën e kishte sjellë një turk nga Gjermania dhe më pas Elvis Kosova ia kishte përvetësuar përmes mashtrimit. Versus.al

Poll