Live Updates /

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani! Agjenti i AMP shofer i tij, mbetet i plagosur!

*Një vrasje e ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit ka tronditur vendin. *Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë ranë pre e një atentati mafioz. *Të dy po udhëtonin me një mjet luksoz Benz, i bardhë, kur u qëlluan me breshëri plumbash sapo u larguan nga aeroporti. *Dani i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili ishte edhe objektiv i atentatit, mbeti i vdekur në vend. *Ndërsa miku i tij, Shaljani i cili prej 3 mujash shërbente si agjent i AMP-së, po drejtonte mjetin dhe ka marrë plumba në kokë. *Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Një vrasje e ndodhur mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit ka tronditur vendin. *Gilmando Dani, 47 vjeç dhe Muçi Shaljani allias Sheqeri, 40 vjeç, sapo kishin mbërritur nga Barcelona në vendin tonë ranë pre e një atentati mafioz. *Të dy po udhëtonin me një mjet luksoz Benz, i bardhë, kur u qëlluan me breshëri plumbash sapo u larguan nga aeroporti. *Dani i njohur edhe si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, i cili ishte edhe objektiv i atentatit, mbeti i vdekur në vend. *Ndërsa miku i tij, Shaljani i cili prej 3 mujash shërbente si agjent i AMP-së, po drejtonte mjetin dhe ka marrë plumba në kokë. *Aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

7 Postime
16 ORE ME PARE

Mbeti i pl*gosur rëndë në aten*atin e Rinasit, del FOTO-ja e Muçi Shaljanit

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani!
Pamje nga vendngjarja

Muçi Shaljani (Sheqeri) agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të Rinasit ku mbeti i vdekur Gilmando Dani është personi që shihni në foton e mësipërme. 40 vjeçari ishte në periudhë prove për një muaj e gjysmë si agjent i AMP-së.

Shaljani gjithashtu rezulton se është biznesmen, pronar i hotelit "Ramel" në qendër të Tiranës.

Atyre u është bërë atentat pranë rreth rrotullimit të Rinasit vetëm 100 metra larg terminalit të Rinasit, duke ngritur dyshime se dikush ka dhënë informacione për lëvizjen e tyre.

Rezulton se viktima Gilmando Dani ishte krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa Shaljani ka mbetur i plagosur rëndë dhe po i nënshtrohet operacionit në spitalin e traumës.

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani!

17 ORE ME PARE

Gilmando Dani u ekz*kutua me breshëri plumbash në makinën e tij, kush është "Visi i Garave?

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani!

Atentati në të cilin humbi jetën Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ka ndodhur në automjetin që i përkiste Elvis Kosovës i njohur ndryshe dhe si 'Visi i Garave'.

Ky i fundit nuk është emër i panjohur për Policinë, por në këtë rast rezulton se ka lidhje familjare me viktimën. Dyshohet se Elvis Kosova dhe Gilmando Dani janë kushërinj.

Kush është Elvis Kosova?

Elvis Kosova zotëron një biznes shitje blerje makinash dhe ka marrë pjesë në disa gara me makina.

Ai rezulton i arrestua një vit më parë së bashku me një shtetas turk, i identifikuar si Yucehan Er, pasi përmes një skeme mashtrimi kanë tentuar që të përvetësojnë një automjet tip “Audi” me vlerë 200 mijë euro.

Sipas policisë, 39-vjeçari turk, Yucehan Er banues në Gjermani, ka marrë një automjet me qira, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kanë vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ia ka dhënë automjetin shtetasit Elvis Kosova dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, policia thotë se gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Ai njihet edhe si “pilot” garash ndërsa ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së pandemisë në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.

Në vitin 2022 në aksin Laç-Mamurras në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina.

Ai u kap nga policia teksa po çmontonte mjetin e tij të garave në servis, ndërsa u gjobit me 120 mijë lekë./Versus.al

 

17 ORE ME PARE

I plagosur në atentatin te Rrethi i Rinasit, burime për Versus: Muçi Shaljani, agjent i AMP-së

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani!

Në atentatit te Rrethi i Rinasit ku u ekzekutua Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit  ka mbetur i plagosur rëndë dhe Muçi Shaljani (Sheqeri) rreth 40 vjeç. 

Muçi Shaljani (Sheqeri) ka qenë në periudhë prove prej një muaji e gjysmë në AMP, i emëruar nga Artiol Saliasi.

Shaljani gjithashtu rezulton se është biznesmen, pronar i hotelit "Ramel" në qendër të Tiranës.

Vetëvetiu lind pyetja: Në çfarë filtrash ka kaluar Shaljani i cili ishte shoferi personal i një prej personazheve më të errta të botës së krimit?

Ndërkohë 40-vjeçari është dërguar me urgjencë te Trauma në gjendje kritike për jetën dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ai ka marrë disa plagë në trup.Versus.al

17 ORE ME PARE

Kush është viktima Gilmando Dani, i përfshirë në disa krime, sapo kishte mbërritur nga Barcelona kur u qëllua për vdekje në Rinas

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani!
Gilmando Dani

Gilmando Dani i ekzekutuar sot pranë aeroportit të Rinasit sapo kishte nga ardhur nga Barcelona teksa udhëtonte me një automjet tip  ‘Benz’ në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si ‘Visi i garave’.

Ai shoqërohej nga Muçi Shaljani (Sheqeri).

Po kush është Gilmando Dani?

Emri i tij është i njohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka një skedë të mbushur me një seri ngjarjesh, duke nisur nga viti 2005, teksa është i profilizuar edhe si miku i Emiljano Shullazit, kreut të grupit ku bënte pjesë.

Rezulton se pas disa kërkesave të refuzuara për lirim me kusht që prej vitit 2022, pas transferimit në Burgun e Rrogozhinës, ndërsa qëndroi në izolimin e sigurisë “41 biss” për një kohë të gjatë, ai kërkoi lirimin. Dhe kjo liri erdhi më 6 tetor 2024.

Ai ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit Tiranë. Më herët ishte arrestuar edhe në 2005 dhe 2012 si pjesë e ngjarjeve kriminale, kryesisht trafiqe, plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Më 2005 Dani u lidh edhe me disa krime në Itali, por më pas u lirua bashkë me të tjerët.

Por ishte liruar më pas deri në arrestimin një dekadë më parë për gjobëvënien ndaj një biznesmeni.

Më 2022 ai ka paraqitur kërkesën për të përfituar lirimin me kusht. Kërkesa është depozituar në Gjykatën e Kavajës, ku Dani pretendon të lirohej me kusht, pasi sipas pretendimeve të tij ka vuajtur 2/3 e dënimit me burg. Por i janë refuzuar disa kërkesa, derisa një vit më parë është liruar.

Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës. Dani akuzohej për veprat penale: “shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marrje e pasurisë” kryer në formën e “grupit të Strukturuar kriminal”./Versus.al

 

 

 

 

18 ORE ME PARE

Atent*ti te Rrethi i Rinasit, gjendet e djegur makina e autorëve! Si ndodhi atentati?!

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani!

Një autmojet  është gjendur i djegur në fshatin Halil të Krujës.

Dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Si ndodhi atentati?

Gilmando Dani po udhëtonte me një mjet luksoz të bardhë së bashku me një person tjetër kur u bë viktimë e një atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Autorët, duke përdorur një makinë Toyota me targa greke, iu afruan Benzit nga ana e pasagjerit ku ndodhej Dani dhe qëlluan me breshëri automatiku. Si pasojë, Dani humbi jetën, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshime se ka marrë plumba në kokë./Versus.al

18 ORE ME PARE

EMRI/ Mbeti i vr*rë te Rrethi i Rinasit, viktima krahu i djathtë i Emiljano Shullazit!

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani!

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar në një antenat mafioz pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit.

Ai po lëvizte bashkë me një person tjetër me një Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash.

Shoferi ka mbetur i plagosur rëndë.

Atentati ka ndodhur pak pas orës 14.15 minuta, në një zonë ku ka një trafik të dendur dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i ngadaltë. Një rrethanë që duket se ka ndihmuar vrasësit, për të shënjestruar objektivin e tyre. Dani, i cili ndodhej në anën e pasagjerit, ka mbetur vrarë në vend nga plumbat./Versus.al

19 ORE ME PARE

VIDEO/ At*ntat te Rrethi i Rinasit, një i vrarë dhe një i plagosur rëndë

Atentat pranë aeroportit të Rinasit, ekzekutohet Gilmando Dani!
Pamje nga vendngjarja

Një person ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur rëndë mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit.

Burime për Versus.al bëjnë me dije se është qëlluar me armë drejt një makine të bardhë.

Autorët e vrasjes ishin brenda nje automjeti ti "Toyota" me targa Greke. Pas atentatit janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

 

 

Poll