Mbrëmjen e së martes në lagjen Yzberisht të Tiranës, një qenush i quajtur Liu është masakruar në mënyrë brutale, duke iu prerë koka me dru. Ngjarja është raportuar në rrjetet sociale nga banorë të Rrugës “Thoma Koxhaj”, të cilët kanë saktësuar se krimi mbi kafshën e gjorë ka ndodhur në hyrjen e pallatave të njohura në zonë si erdo Konstruksion.
Banorët në denoncimin e bërë publik, kanë deklaruar se kanë qnë dy persona që kanë kryer krimin barbar që I ka lënë të gjithë të shokuar jo vetëm për makabritetin e skenës, por edhe për faktin se qeni Liu ishte një mbrojtës i zonës dhe kryesisht shumë i dashur për fëmjët. Pas denoncimit policia ka shkuar në vendngjarje, por përkundër deklarimeve publike të banorëve, grupi hetimor i Komisariatit nr 6 në kryeqytet, i cili mbulon dhe zonën e Yzberishti, ka gjetur dhe vlerësuar se vetëm një 41 vjeçar i identifikuar si Arben Kamberi është përgjegjës për aktin e rëndë.
Ky i fundit do të ndiqet penalisht për kryerjen e vepres penale keqtrajtim i kafshëve dhe rezikon nga gjobë deri në 6 muaj heqje lirie. Arbeni mësohet të ketë deklaruar para grupit hetimor se aktin ekstrem e e ka kryer pasi qeni, sipas tij, i ka sulmuar djalin dhe se ka reaguar dhunshëm në gjaknxehtësi i sipër i frikësuar për jetën e të birit. Edhe bashkëshotja e Arben Kamberit ka bërë publike më vonë disa foto të fëmiijës së mitur të kafshuar në hundë.
"Nga fotot duket se qeni e ka kafshuar të miturin në fytyrë duke i këputur një pjesë të hundës."- thotë nëna e cila kërkon ndjesë për veprimin brutal ndaj kafshës. Ajo shprehu dhimbjen dhe shqetësimin e saj për situatën, duke theksuar rëndësinë e sensibilizimit të publikut ndaj ngjarjeve të tilla.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në një sheshpushim pallati një shtetas kishte keqtrajtuar një kafshë (qen), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Në rrugën “Thoma Koxhaj”, u kap në flagrancë direkt pas kryerjes së veprës penale dhe u shoqërua në komisariat shtetasi A. K., 41 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe u procedua në gjendje të lirë autori i dyshuar, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”, parashikuar nga neni 207/c i Kodit Penal.

Por sikur të mos mjaftonte dhuna, pamjet e një burri rreth të 60-ave, i cili pretendohet se kryen akte zoofilie (tërheqja e raporte seksuale me kafshët) me një qen. Ngjarja, sipas faqes që e ka publikuar videon e Instagram, thuhet se ka ndodhur në zonën e Fushës së Aviacionit.
Edhe në këtë rast kanë qenë banorët e zonës, të cilët të shqetësuar nga aktet e kryera “ditën për diell” dhe pa asnjë përpjekje për t’iu fshehur syve “të botës”, shfaqin pasiguritë e tyre në lidhje me praninë e burrit në zonë. Banorët shprehin ndrojën se kur ky individ, vendos që të kryer marrëdhënie seksuale me një kafshë, a është rrezik për fëmijët, po për personat e pambrojtur që mund të jetojnë në zonë?! Edhe kjo video është bërë mjaft virale brenda pak orësh në rrjetet sociale dhe pritet reagimi i strukturave lokale në kryeqytet. Zoofili apo një individ më çrregullime sjellje dhe probleme të shëndetit mendor "në qarkullim" në zonën e Fushës së Aviacionit?








