AKTUALITET /

"Partizani", shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO! Vendoset nëse çështja kalon për gjykim

Shkruar nga Versus
"Partizani", shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO!
Foto: Paraqitje e mëparshme e Berishës në SPAK për masën "detyrim paraqitje"

Është shtyrë sërish seanca praprake për dosjen “Partizani” ku të pandehur janë kryedemokrati Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

Mësohet se shkak është bërë mungesa e një avokati i cili ndodhej në një proces tjetër gjyqësor. Seanca e radhës u caktua për në datën 21 shkurt.

Në seancën paraprake do të vendoset nëse çështja e aferës së privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, do të pezullohet apo do të kalojë për gjykim. Gjatë seancës së mbajtur më 31 janar, mbrojtja e Jamarbër Malltezi paraqiti pretendimet kundër akuzave të SPAK.

Ndërsa më 6 janar për 5 orë radhazi mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha paraqiti faktet mbrojtëse kundrejt pretendimeve të Prokurorisë së Posaçme që e ka marrë kryedemokratin të pandehur për korrupsion pasiv.

Kalimi për gjykim apo jo, varet nga vendimi që do të marrë gjyqtarja Flojera Davidhi, e njëjta e cila liroi Berishën nga arresti shtëpiak në nëntor të vitit të kaluar. Ndaj kreut të PD është caktuar masa "detyrim paraqitje" dhe tanimë Berisha e ka të detyrueshme të paraqitet në Prokurori 2 herë në muaj. Versus.al

Poll