AKTUALITET /

"Partizani"/ Sot seanca e radhës për Berishën, Malltezin dhe 3 të pandehurit e tjerë

Shkruar nga Versus
"Partizani"/ Sot seanca e radhës për Berishën,
Sali Berisha, Jamarbër Malltezi

Sot në orën 11:00 në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca gjyqësore e radhës për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gjatë seancës së kaluar, avokatët e Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve dhe të çdo prove që është paraqitur nga SPAK. Të njëjtën kërkesë për pavlefshmëri e kërkuan edhe të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, Andia Pustina e Fatmir Bektashi.

Vetë Berisha, pavarësisht se u paraqit në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa sulmoi para mediave kreun e SPAK, Altin Dumanin duke aluduar se ky i fundit kishte amnistuar grupin e Troplinëve të Durrësit si dhe akuzoi Ramën për lidhje me bandat e krimit të organizuar. Versus.al

Poll