Pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, me urdhër të SPAK, policia dhe agjentët e BKH-së kanë kryer mbrëmjen e sotme kontrolle banesash në Shijak.
Gjithashtu mësohet se Policia ka ushtruar kontrolle dhe në banesën e ish-deputetit. Nuk ka detaje se ëfarë është gjetur në banesë por sipas procedures i është sekuestruar makina dhe telefoni.
Momentalisht Çyrbja ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Durrës dhe po sonte pritet të transferohte drejt Tiranës.
Çyrbja u arrestua bashkë me Ahmet Mashën cili ndodhej në aeroportin e Rinasit në momentin kur iu vendosën prangat.
Arrestimi i ish-deputetit u bë mbrëmjen e sotme në Shijak teksa ai po udhëtonte bashkë me shoferin e tij.
Një njoftimin e saj SPAK bëri të ditur se mbi Çyrben rëndojnë tre akuza të rënda si : “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Sipas njoftimit të SPAK, ish-deputeti nuk do të akuzohet vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për dy akuza të tjera dhe më të rënda si 'përkrahja e autorit të krimit' dhe shitje të sekreteve shtetërore. Gjithashtu SPAK do të japë nesër detaje për operacionin.
Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit më 9 tetor me arsyetimin se do të kryente një ndërhyrje shëndetësore që do t’i pamundësonte angazhimin në politikë për 3 muaj dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur./Versus.al








