AKTUALITET /

Pas PS-së dhe PD depoziton ankesë në KQZ për votën e emigrantëve: Është shkelur protokolli i DHL, SPAK të hetojë!

Në dokumentin e dorëzuar, PD pretendon se protokolli i nënshkruar ndërmjet KQZ-së, partive politike dhe kompanisë postare DHL nuk është zbatuar.

Shkruar nga Versus

 

Pas PS-së dhe PD depoziton ankesë në KQZ për votën e

Partia Demokratike ka depozituar një ankesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me administrimin e procesit të votimit nga jashtë vendit. Në dokumentin e dorëzuar, PD pretendon se protokolli i nënshkruar ndërmjet KQZ-së, partive politike dhe kompanisë postare DHL nuk është zbatuar.

Sipas PD në disa raste zarfet me materialet zgjedhore nuk janë dorëzuar personalisht tek votuesit, por janë marrë nga persona të tjerë, pa u kryer verifikimi i identitetit dhe pa firmë nga zgjedhësit.

Nga ana tjetër ankesa përfshin edhe raste kur zarfet janë lënë në hyrje banesash apo në kuti postare. PD sjell në vëmendje disa raste të ndodhura në Greqi, ku shtetas të ndryshëm thuhet se kanë tërhequr zarfet për të gjithë votuesit e zonës, në emër të një subjekti politik.

PD shprehet se kërkon sqarim nga KQZ dhe DHL, si dhe nisjen e një hetimi nga SPAK për të verifikuar rregullshmërinë e procesit dhe identifikimin e përgjegjësve. Kërkesa ka ardhur disa ditë mbasi PS ka depozituar një ankesë për të njëjtën problematik.

Pas PS-së dhe PD depoziton ankesë në KQZ për votën e

Tags:

kqz hetime

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: