AKTUALITET /

Pas të bijës dhe e ëma e Monika Kryemadhit në SPAK: Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit, por merren me një plakë

Pas daljes nga ambjentet e SPAK, ajo u shpreh se është vendosur si person nën hetim për shtëpinë e saj. 

Shkruar nga Versus
Pas të bijës dhe e ëma e Monika Kryemadhit në SPAK: Nuk
Fatime Krymeadhi

E ëma e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme.

Pas daljes nga ambjentet e SPAK, e pyetur nga gazetarët se nëse kishte një deklaratë për çfarë ishte thirrur ajo u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë pasi sipas saj hetuesit e çështjes i kryejnë të gjitha veprimet vetë duke shtuar se është vendosur si person nën hetim për shtëpinë e saj. 

''Për çfarë të jap deklaratë unë? Ata i bëjnë vetë të gjitha! Për çfarë të bëj deklaratë moj, ata më kanë futur person nën hetim për shtëpinë time. Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë'' u shpreh e ëma e Monika Kryemadhit.

Më herët gjatë ditës së sotme në ambientet e SPAK ishte paraqitur edhe vetë deputetja e Partisë së Lirisë.

Ajo u shpreh se u paraqit sot në SPAK për të marrë fashikujt e dosjes për të cilën akuzohet për 3 vepra penale. /Versus.al

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: