
Në një aksion të koordinuar mes Drejtorisë së Antikontrabandës, Drejtorisë së Monitorimit dhe degëve doganore në Kakavijë dhe Durrës, janë bllokuar 5,340 palë atlete që dyshohet se kopjonin markat prestigjioze Christian Dior dhe New Balance.
Veprimi vjen si pjesë e angazhimit të Drejtorisë së Doganave për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe për të garantuar barazinë në treg.
Strukturat doganore po vijojnë verifikimet, ndërsa hetimet për mallrat e dyshuara vazhdojnë.

