
Avokati Kujtim Cakrani ka vënë bast me gazetarët i bindur se ish-presidenti Ilir Meta do të lirohet nga burgu brenda këtij muaji. Cakrani ka ofruar si bast syzet e tij të diellit për të cilat u shpreh se i ka blerë 300 euro.
‘’Brenda muajit do dalë Ilir Meta, vendoseni të gjithë këtu. Këto janë të tuat, si s’ja vlejnë, këto janë blerë 300 euro ky thotë s’ja vlen’’- shprehet Cakrani gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.
Sot u mbyll shqyrtimi paraprak i dosjes në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe 3 të pandehurve të tjerë, ndërsa më 18 mars do të vendoset nëse do kalojë apo jo për gjykim dosja. Versus.al

