
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Kamenicë në aksin Korçë-Ersekë.
Një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë. Mësohet se i mituri ka qenë i shoqëruar nga nëna, por goditja e makinës ka qenë fatale dhe i ka marrë jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Ky është rasti i katërt tragjik në rrugët e vendit brenda pak javësh ku 4 fëmijë tanimë kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga automjetet. Versus.al

