
Ndërkohë që simpatizantët e Partisë Socialiste janë mbledhur në sheshin “Italia” për të kremtuar 35 vjetorin e kësaj force politike, mijëra protestues kanë mbushur sheshin para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg” ata marshuan në shesh derisa qëndruan para kryeministrisë aty ku mblidhen prej 12 ditësh.
Para nisjes së marshimit të protestuesve, njëri prej tyre u shpreh se nuk mundet që nisja e Botërorit t’i shpërqendrojë ata nga protestat. Versus.al


