AKTUALITET /

Policia i hodhi piper, Luçiana Kokaj denoncon mjekët e urgjencës: Nuk më dhanë ndihmën e parë, morën me ambulancë vetëm efektivët e policisë

Luçiana Kokaj tha se mjekët e urgjencës e zbritën nga ambulanca duke e lënë pa mjekim, ndërkohë që ajo ka djegie në fytyrë

Shkruar nga Versus

Policia i hodhi piper, Luçiana Kokaj denoncon mjekët e

 Një nga protestueset e cila u dëmtua nga piperi që policia hodhi sot gjatë përplasjes  tek Kuvendi, Luçiana Kokaj ka denoncuar urgjencën e QSUT e cila nuk i ofroi shërbimin e nevojshëm.

Në një video-mesazh, e reja ka deklaruar se mjekët e urgjencës që erdhën pasi u thirrën nga protestuesit, e zbritën nga ambulanca, dhe në automjet morën vetëm efektivat e policisë.

“Pasi policia na hodhi piper, erdhi ambulanca por mori vetëm efektivët e policisë, mua më zbritën nga makina dhe as ndihmën e parë nuk ma dhanë. Ndërkohë unë duhet të marr mjekim sepse po më përcëllon fytyra, s'ma duron lëkura. Na futën tek kafja dhe na kanë lënë vetëm. Morën vetëm policët”, tha Luçiana.

Ajo tha gjithashtu, se provokimi nuk erdhi prej tyre por prej policëve.

“Unë isha përballë policisë, as pështyva asgjë, më hodhën spry. Ata provokuan, ne nuk bëmë asgjë, e pashë vetë një prej policëve që  nxorri spry dhe e hodhi drejt protestuesve”, tha protestuesja.Versus.al

 

Poll