AKTUALITET /

Prej 2021-it në kërkim për kultivim kanabisi në Lezhë, dënohet me 5 vite burg ish-administratori

Shkruar nga Versus

Prej 2021-it në kërkim për kultivim kanabisi në Lezhë,

Lezhë- Gëzim Kola, ish-kreu i njësisë Administrative Ungrej është dënuar me 5 vite burg në mungesë nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Kola është shpallur në kërkim që prej vitit 2021, ndërsa prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 9 vite burg.

Sipas dosjes hetimore ish-zyrtari i pushtetit vendor ka konsumuar vepren penale "Kultivimi i bimeve, narkotike" kryer në bashkëpunim, ndërsa për dy personat e tjerë të ndjerin Kastriot Luka dhe shtetasin Gjergj Ndreca prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzës, pasi Luka ka ndërruar jete, ndërsa për Ndrecen nuk është arritur të provohet përfshirja e tij në kultivimin e kanabisit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: