AKTUALITET /

Prej të martës tymi toksik "mbyt" Elbasanin, ministria e Mbrojtjes: Nuk e shuam dot zjarrin në landfillin e mbetjeve

Shkruar nga Versus

Prej të martës tymi toksik "mbyt" Elbasanin, ministria e

Zjarri në landfillin e mbetjeve të Elbasanit nuk është shuar ende që prej ditës së djeshme. Tymi toksik është përhapur në gjithë qytetin duke shkaktuar ndotje masive në ditë të nxehta si kjo kur në Elbasan temperaturat shkojnë deri në 40 gradë.

Ministria e Mbrojtjes në një reagim për situatën e zjarreve në vend bëri me dije se gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, situata në landfill u rëndua, çka bëri që në vendngjarje të mbërrinin disa mjete të rënda, 5 fadroma dhe 1 eskavator.

Pavarësisht ndërhyrjes, ende zjarri nuk është arritur të fiket. Ndërsa aktualisht në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë.

“Në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Elbasan, Cërrik, Peqin dhe Kamëz me 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë, dhe 4 mjete të rënda të bashkisë. Më pas në ndihmë të forcave në terren shkuan edhe 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga Forcat e Armatosura. Në orët e vona të mbrëmjes situata u rëndua dhe në vendngjarje shkuan edhe 6 mjete të rënda, 5 fadroma, 1 eksakvator të bashkisë Elbasan dhe 7 mjete të rënda të subjekteve private, të cilët kanë punuar gjatë gjithë natës, por pa mundur ta izolojnë zjarrin në landfill. Ditën e sotme në terren ndodhen 3 automjete zjarrfikëse me 15 efektivë të bashkisë Elbasan, 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë dhe 1 traktor me zinxhirë nga Forcat e Armatosura dhe po shkojnë edhe 3 automjete zjarrfikëse nga bashkitë e tjera”- thuhet në njoftimin e ministrisë. Versus.al

Poll