AKTUALITET /

Prej një muaji pa rroga, punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në QSUT dalin në protestë

Pas premtimeve të drejtuesve se rrogat do të hidhen të hënën, ato u shpërndanë, por paralajmëruan rikthim në protestë nëse situata nuk zgjidhet.

Shkruar nga Versus
Prej një muaji pa rroga, punonjëset e lavanderisë dhe
Pamje nga protesta

Punonjëset e lavanderisë dhe kuzhinës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë kanë dalë sot në protestë, duke kërkuar pagesën e rrogave të prapambetura prej më shumë se një muaji.

Ato u mblodhën para godinës së Drejtorisë së QSUT-së, ku kërkuan nga autoritetet të marrin menjëherë pagat, sidomos në këtë periudhë fundviti kur shpenzimet familjare janë të larta.

Gjatë protestës, punonjëset shprehën pakënaqësinë për kushtet e vështira dhe vonesat e përsëritura në pagesa.

Pas disa minutash protestë, punonjëset u shpërndanë pas premtimit nga drejtuesit e spitalit se pagat do të hidhen ditën e hënë.

Megjithatë, ato theksuan se nëse pagesat nuk realizohen, do të rikthehen sërish në protestë ditën e hënë./Versus.al

Poll